Bøger udgivet af Ombra Gvg
-
193,95 kr. Duke i lexuar poezitë e Jeton Kelmendit na duket se ndeshim tema e motive të shkruara edhe më parë, si ato nga e kaluara historike, nga përditshmëria, nga jeta intime, motive dashurie, ku frymëzohen edhe poetë të tjerë, por mënyra se si poetizon, se si i artikulon ky, është krejt personale. Unë kështu e kuptoj poezinë e tij, që është një prej formave të mundshme të leximit e të interpretimit. Poeti Jeton Kelmendi mpleks në një, dëshirat e veta me të atdheut. Në ndonjë poezi ma përkujton poetin Azem Shkreli, sidomos kur është fjala për kujdesin, respektin e maturinë e fjalës së shkruar: Edhe ky kërkon pedanterinë e fjalës e të mendimit, me një qëndrim prej poeti e intelektuali, se fjala e bukur dhe mendimi i qëlluar krijojnë art, krijojnë poezi, krijojnë të bukurën estetike: Prandaj hasim përafrime në shenja autobiografike me ato biografike të atdheut. Metaforat e tij janë tepër artistike, këtu e ka burimin e tërë bukuria e poezisë. Bukuria e bukurive. Prof. Dr. Xhavit Aliçkaj kritik letrar
- Bog
- 193,95 kr.